Loading…

Haradinaj interesohet për gjendjen e punëtorëve në Kosovë

  • 29/05/2017 | 13:33

Haradinaj interesohet për gjendjen e punëtorëve në Kosovë

I nominuari për kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.


Haradinaj tha se në takim është biseduar për të drejtat e punëtorëve në tërësi.

Kreu i AAK-së, është zotuar se do të bashkëpunojë me BSPK-në, duke vënë theksin tek partneriteti i ndërsjellë.

Ndërsa Krye-sindikalisti, Haxhi Arifi, tha se si BSPK janë të hapur për bashkëpunim në mes punëdhënësve dhe punëtorëve, si dhe me qeverinë e Kosovës.

Arifi i është ankuar Haradinajt se sfidat e punëtorëve në Kosovë mbesin të shumta, derisa ka shprehur besimin se Qeveria e ardhshme do t’i realizojë kërkesat e tyre.

“Si BSPK, tani e tutje jemi që ta kemi një partneritet te sinqertë punëdhënës-punëmarrës dhe qeveri në realizimin e kërkesave dhe të gjejmë zgjidhje sepse e dimë çfarë gjendje është punëtoria dhe cila është papunësia. Mbesim me shpresë që te realizohen me një bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Arifi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë