Loading…

Haradinaj i uron besimtarët katolik për Pashkët

  • 21/04/2019 | 08:26

Haradinaj i uron besimtarët katolik për Pashkët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët katolik për festën e Pashkëve, derisa në këtë ditë, ka kërkuar t’ua shtrijmë dorën atyre që janë në nevojë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo ditë na kujton mrekullinë e ringjalljes dhe të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen.

“Pashkët, për mijëra vjet i kanë bashkuar shqiptarët në vendin e vet rreth vlerave të tyre unike. Kjo ditë, që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes, të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen, na kujton se në thelb, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka shtuar se në këtë ditë duhet  të ngrisim ndjenjës e respektit për të tjerët, dhe t’ua shtrijmë dortën atyre që kanë nevojë.

Teksa, ka përfunduar duke uruar Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, si dhe miqve ndërkombëtarë, festën e Pashkëve./gazetametro.net

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1144717162319363?__xts__[0]=68.ARBIqwhqBCk7CEMXFgt8W4gZ6PKJ2SZWSL31Ra-Qqs-Uc7fM9udQshHkJrvSrVTAhULBBlMrhgi4zbd-yILQOBYRqOjaVHipoUaOL_zBEIhoixE13Jy40XcYgu3UHvj3zHKLfwYu_BOQBuCU8pMNGRnp4AvOliUC-Vd24cyCRugJZhXFKtvvobcrNYksvnCzmu0NKLHVEjcUiCdZuEAZAXmPQoFy_yYru8Is_bOSYPQI_w-DaYDtZ6WtMgNeNKEdLjZon6OHDuJO9tqZkeNvMgMFFplvjuTJlFZF3MouHAqxWWKdY4ugmk9tfaCT1P-EgnbjWw0kNC2FrzVXYUXQtQ&__tn__=-R

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë