Loading…

Haradinaj i reagon ashpër Sylejman Selimit për deklaratat rreth numrit të veteranëve

  • 22/08/2018 | 12:24

Haradinaj i reagon ashpër Sylejman Selimit për deklaratat rreth numrit të veteranëve

Dje, ish-komandanti i përgjithshëm i UCK, Sylejman Selimi, ka deklaruar se numri i luftëtarëve ishte rreth 12.000.


Më saktësisht, sipas Selimit, numri i tyre arrinte në 12.700, transmeton gazetametro.net

Ndaj këtyre deklaratave të Selimit a reaguar nënkryetari i OVL’së, Nasim Haradinaj. Ai për lajmi.net ka  pyetur se ku ishin këta komandantë më herët që vetëm tash po flasin, duke shtuar se e gjithë kjo ka qenë në dorën e tyre.

“Qëndrimi i organizatës së veteranëve të luftës është se ku ishte komandanti deri tash? Ku jon komandantat të cilët e kanë dhanë emrin e tyre, dhe duhet tek tash me fol, pse nuk kanë fol ma herët. Mua kjo po më befason shumë sepse krejt kjo ka qenë në dorën e tyre dhe tash dalin kontravers me ato të cilat kanë vepruar”, është shprehur Haradinaj.

“Unë s’mund të spekuloj me numra, sepse nuk e di sa ka qenë,  unë menoj që këtu është duke u bërë një spekulim tjetër.  Këtu më tepër është duke u bërë spekulim për njerëz që me hi në lista të vlerës si vlerë çfare është certifikata e veteranit.  Shumë pak ka rëndësi kompensimi, për veteranët e vërtetë ka shumë rëndësi mirëvlerësimi. Siç duket për politikën dhe komandatët më shumë ka rëndësi shtjellimi i numrit të veteranëve në votë, osë në korrupsion”, është shprehur Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë