Loading…

Haradinaj i përgjigjet Serbisë rreth kërkesës për hetimin e vrasjes së Ivanovic’it

  • 18/01/2018 | 14:25

Haradinaj i përgjigjet Serbisë rreth kërkesës për hetimin e vrasjes së Ivanovic’it

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka pranuar ndonjë kërkesë të Serbisë për t’u involvuar në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanovic.


Haradinaj është përgjigjur edhe për çështjen që Serbia i është drejtuar misioneve ndërkombëtare në Kosovë, për të cilën gjë ai tha se nuk janë ato që vendosin, shkruan gazetametro.net.

‘Jurdiksionin për hetime e ka Kosova. Për kërkesat drejt Eulex dhe Unmik, ata s’kanë të drejtë me dhanë autorizim të tillë. Të vetmet që duhet të japin autorizim, janë institucionet e Kosovës. Te Kosova nuk është dorëzu një kërkesë e tillë’, ka thënë kryeministri.

Ndërkaq, i pari i ekzekutivit ka thënë se kërkesa e Serbisë ka të bëjë me këmbimin e informacioneve, gjë që sipas kryeministrit i konvenon edhe Kosovës.

‘Është dorëzu një kërkesë për këmbim të informatave, çka edhe për ne është e mirë. Pra, Kosova s’ka marrë kërkesë për involvim në hetime në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

Përfshirjen e Serbisë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanovic’it e ka kërkuar së pari presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili tha se nuk u beson autoriteteve të Prishtinës.

Ndryshe, vrasja e e Oliver Ivanovic’it e ndodhur dje në veriun që kontrollohet nga Serbia, është kërkuar të zbardhet sa më shpejt edhe nga institucionet kosovare. Policia ka njoftuar sot në detaje se ka marrë disa prova që ndihmojnë në gjetjen e kryesve të atentatit ndaj politikanit serb të veriut i cili kishte qenë cak i sulmeve edhe më herët, e pas të cilave ai vetë kishte thënë se ka frikë nga serbët, duke mos përjashtuar edhe rrezikun për vrasje./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë