Loading…

Haradinaj i jep një litër raki gazetarit kroat, i thotë se katër breza familjarë të tij ishin katolikë

  • 29/10/2018 | 18:45

Haradinaj i jep një litër raki gazetarit kroat, i thotë se katër breza familjarë të tij ishin katolikë

Një intervistë tejet interesante ka realizuar kryeministri Haradinaj për median kroate “Vecernji.hr” gjatë këtyre ditëve, intervistë kjo që fillon me citatin e kryeministrit “Identiteti im nuk është feja islame – katër gjenerata të familjes sime ishin katolikë”


Gazetari që e emrin e ka Hassane Haidar Diab, ka treguar eksperiencën në zyrën e kryeministrit Haradinaj, ai fillimisht ka thënë se kryeministri i ka ofruar ati raki për të pirë me pretekstin se ai respekton të gjitha fetë, njofton gazetametro.net.

“Hassane a pini ju? Po ju pyes për shkak se i respektoj të gjitha fetë. Nëse pini, unë e kam këtu një raki fenomenale dhe do të doja që pas intervistës ta shijoni”, tregon gazetari kroat t’i ketë thënë Kryeministri Haradinaj.

Pas kësaj bisede, ai tregon se Haradinaj i ka dhënë një litër të asaj rakie, dhe i tha “dërgoja edhe zagrebasve tu për ta provuar”.

Haradinaj po ashtu ka treguar për median kroate se ai u sulmua nga mediat e presidentit turk Erdogan në momentin kur u bë publike se Kryeministri ka qejf të pijë alkool dhe nuk e konsideron veten mysliman, por e konsideron veten shqiptar.

“Pothuajse të gjitha mediat e ndikuara nga Erdogan, kanë sulmuar kryeministrin e Kosovës. Mediat turke kanë shkruar për të, si një sulm për gabimet e Haradinajt, duke e paraqitur atë si një njeri që pi alkool, dhe se mohon të jetë mysliman dhe shpenzon shumë para për t’u dehur. Madje, një shkrim në një media turke ishte shumë i ulët dhe ofendues. Aty paraqitej një biografi e Haradinajt, ku thuhej se ai ishte roje trupore e një diskoteke dhe pastaj gjatë luftës u bë njëri nga komandantët kryesorë të UÇK’së. Kështu, shkrimi ia kujtoi edhe kohën që e kaloi Haradinaj në Gjykatën e Hagës dhe lirimi i tij nga akuzat se ai kreu mbi serbët gjatë kohës së luftës”, ka shkruar gazetari kroat.

Madje, kryeministri tregoi se edhe në xhami ka qenë për vizitë disa herë, por si jo besimtar, por si përfaqësues politik.

“Kam qenë në xhami, por jo për shkak të besimit. Shkoj atje për të vizituar imamët për Bajram, por jo si besimtar , por si përfaqësues politik”, ka thënë Kryeministri duke përsëritur tezën se shqiptarët ishin fetarë vetëm në Perandorinë Osmane, kur feja atëherë ishte e imponuar.

“Katër breza familjarë të mi ishin katolikë. Unë kam lindur si mysliman, por nuk e di pse jam mysliman”, citon media kroate të ketë thënë Haradinaj./gazetametro.net

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë