Loading…

Haradinaj i godet mikrofonin Zemajt, LDK e quan provokim fizik |VIDEO

  • 13/07/2018 | 12:41

Haradinaj i godet mikrofonin Zemajt, LDK e quan provokim fizik |VIDEO

Në debatin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar çuditshëm kur po e mbante fjalimin deputeti i LDK’së Armend Zemaj.


Haradinaj ishte nisur drejt Zemajt duke ia goditur atij mikrofonin dhe ka vazhduar tutje. Ndaj kësaj, ka reaguar ashpër, shefi i GP të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar se ata dhe kushdo tjetër, do të përballen me refuzim të fuqishëm nga LDK’ja.

Zemaj  e Haradinaj ishin përplasur ashpër dje në seancë gjatë shqyrtimit të Ligjit për Ndërtimet pa Leje.

Haradinaj ka theksuar se LDK-ja po bën aleanca me Listën Serbe dhe se ata vetë e kanë votuar Thaçin për President.

Reagimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook dhe pamjet nga Kuvendi:

Sjellja e Deputetit Haradinaj ndaj Deputetit Zemaj ne seancen parlamentare te enjten me 12 korrik, i cili po e kryente detyren e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK-se, eshte e papranueshme, joparlamentare dhe e denueshme. Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se.

Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike. Kjo nuk do te tolerohet. Ata dhe kushdo tjeter do te perballen me refuzim te fuqishem nga LDK dhe qytetaret e Kosoves.Forca e muskujve dhe sjelljet brutale e dhuna nuk mund te percaktoje zhvillimet politike ne Kuvend dhe ne Kosove pergjithesisht. Sjelljet e tilla, per nje kohe te gjate, e kane quar LDK-ne ne kufirin e toletances se saj politike ndaj kundershtareve te saj dhe te demokracise ne Kosove.

Reagimi i LDK-se, permes mbeshtetjes qyteyare qe eshte e larte dhe ne rritje, ndaj kesaj kulture politike brutale do te jete deciziv per te ndaluar sjelljet e tilla dhe modelin e qeverisjes brutale te qytetareve dhe demokracise se re ne Kosove.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë