Loading…

Haradinaj godet Kurtin: Mashtruesi e do këtë marrëveshje që është kthim prapa

  • 14/08/2022 | 10:47

Haradinaj godet Kurtin: Mashtruesi e do këtë marrëveshje që është kthim prapa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.


Në prag të këtij takimi, ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet, Ramush Haradinaj, siç rëndom e quan Kurtin “mashtrues”, ka thënë se ai po do marrëveshje “për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”.

Sipas Haradinajt, siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar anëtarësimin në NATO.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.

Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.

Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë