Loading…

Haradinaj gjen zëvendësuesin e Avni Arifit: Ky person do jetë krahu i djathtë i kryeministrit

  • 27/03/2019 | 20:21

Haradinaj gjen zëvendësuesin e Avni Arifit: Ky person do jetë krahu i djathtë i kryeministrit

Avni Arifi ka propozuar zëvendësshefin e deritanishëm të stafit të Kryeministrit Selim Selimin për ta zënë vendin e tij, e kryeministri Haradinaj e ka pranuar, transmeton Gazeta Metro.


Krahu i djathtë i kryeministri Ramush Haradinaj, Avni Arifi, pritet që shumë shpejt ta lë Qeverinë, për t’u zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Arifi që ka udhëhequr stafin e kryeministrit thotë se ka lënë gati zëvendësin e tij.

Tash që Avni Arifi është emëruar ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendin e tij si Shefi i Stafit të kryeministrit do ta zë Selim Selimi.

Arifi ka treguar për Gazetën Express se ai i ka propozuar zëvendësshefin e deritanishëm të stafit të Kryeministrit për ta zënë vendin e tij, e Haradinaj e ka pranuar.

“Kryeministri e ka aprovu propozimin tim që Sylejman Selimi të jetë shef stafi”, ka thënë të mërkurën Arifi.

Selim Selimi është këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Arifi ndërkaq llogaritet të jetë njeriu më i afërt i kryeministrit Haradinaj. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dekreti i tij për emërim si ambasador në Emirate është bërë muaj më parë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa këtë javë ai ka marrë dritën jeshile nga institucionet arabe për të marrë postin e ambasadorit rezident në këtë shtet.

Misionin e tij diplomatik pritet ta fillojë nga 15 prilli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë