Loading…

Haradinaj gati për seancën e nesërme, falenderon mbështetësit e tij

  • 31/01/2017 | 15:01

Haradinaj gati për seancën e nesërme, falenderon mbështetësit e tij

Se nesër do të mbahet seanca gjyqësore ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka konfimuar edhe vetë ai.


Haradinaj përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook, përveç këtij njoftimi, poashtu ka falenderuar për mbështetjen që i është dhënë atij këto ditë që po mbahet në arrest në Francë, falë një urdhërarresti serb që e akuzon atë për kryerjen e krimeve të luftës, transmeton gazetametro.net.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj, transmeton gazetametro.net.

“Më lejoni që edhe njëherë t’iu falëndëroj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike”, përfundoi ish-kryeministri i vendit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë