Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka marrë ftesë për inaugurimin e Presidentit Amerikan Donald Trump.
Nga burime të Gazetes Express, merret vesh se ai tashmë ka marrë ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Trump, për President të Shteteve të Bashkuara!
Haradinaj do të jetë në mesin e shumë politikanëve botërorë në ceremonin e inagurimit të Trumpit.
Donald Trump do të inagurohet si presidenti i 45-t i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.
Trump shokoi botën kur e mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016.