Loading…
Haradinaj flet për vizitën e Hahn, e pranon se vjen për ‘heqjen e taksës’
  • 17/01/2019 | 09:47

Haradinaj flet për vizitën e Hahn, e pranon se vjen për ‘heqjen e taksës’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për një vizitë të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, që do t’i bëjë sot Kosovës.


Hahn do të takohet edhe me Haradinaj sot pasdite.

Hahn po e viziton Kosovën në një kohë kur qeveria e vendit është vënë nën presiohn nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian për ta hequr taksën prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur dy muaj më parë.

“Kosova ka të arritura në agjendën europiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën.

Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide”, tha Haradinaj të enjten në mëngjes pasi vendosi lule te shtatorja e Skenderbeut në qendër të Prishtinës, në shënim të përvejtorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar.

Më të fundit
...
  • 23/05/2019 | 22:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë