Loading…

Haradinaj flet për vizitën e dy delegacioneve gjermane, përmend vizat

  • 01/11/2018 | 11:19

Haradinaj flet për vizitën e dy delegacioneve gjermane, përmend vizat

Kryeministri Haradinaj ka bërë sot homazhe të shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.


Para mediave, ndër të tjera Haradinaj foli edhe për vizitën e dy delegacioneve gjermane sot në Kosovë. Ai u shpreh i bindur se Gjermania do ta përkrahë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, dhe sipas tij nuk ka nevojë për frikë, transmeton gazetametro.net.

‘Kemi dy delegacione gjermane sot për vizitë në Kosovë me të cilat kemi disa aktivitete të përbashkëta,edhe unë do t’i takoj’ ka thënë Haradinaj.

‘Me këtë dua të them se Berlini zyrtar e njeh të vërtetën e Kosovës dhe besoj se po arrijmë drejt një momenti të guximshëm veprues, pra nuk ka frikë  që nuk do e përkrahin Kosovën për lëvizjen e lirë,’ shtoi ai.

Gjithashtu kryeministri tha se nuk ka asgjë të vërtetë në atë se do ketë dyndje dhe emigrim.

Ndërkohë, Haradinaj foli edhe për rezolutën e propozuar nga LDK e cila pritet të hidhet në votim pas pak. Ai këtë po e sheh si një lojë për poena e jo ndonjë qëllim tjetër, pasi siç thotë ai duhet të ketë unitet për këto çështje, siç pati për ushtrinë.

‘Po shihet një lojë për poena jo për qëllim, qëllimi nëse është për një rezolutë duhet ta gjejnë një mes, nëse ka shumë votë për një rezolutë të caktume është  e rëndësishme’, ka thënë ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë