Loading…

Haradinaj flet për donacionin Qeverisë për katedralen ‘Notre Dame’

  • 17/04/2019 | 15:03

Haradinaj flet për donacionin Qeverisë për katedralen ‘Notre Dame’

Pas kritikave të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe deputetit nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku për premtimin e donacionit nga Haradinaj për katedralen ‘Notre Dame’, ka reaguar kryeministri duke e cilësuar si gjest simbolik, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj për donacionin ‘Notre Dame’ ka thënë se ky është një gjest simbolik nga shteti i Kosovës, sepse Kosova nuk mund ta rinovojmë atë katedrale.

Ai ka shtuar se shqiptaret shquhen për një çasje të tillë, e për gjeste të tilla. Haradinaj ka lutur të mos shqetësohen ata që po mundohen me ua shnosh zemrat e të varfërve.

“Ky është një gjest simbolik, sepse nuk është që ne mundemi me e renovu katedralen ‘Notre Dame’, sepse ju e dini që se çfarë çmimi të lartë kërkon ai renovim, por shqiptarët shquhen për një çasje të këtillë, dhe nuk e dij sa, por një shumë sibolike, pra një gjest do ta bëjë edhe Kosova, dhe ju kisha lut të gjithëve që të qetësohen, sepse nuk e kanë mirë, ata që mundohen me ua shnosh zemrat të varfërve, e të sëmurëve. Pra nuk është ashtu sepse në raste të caktuara ju e dini që edhe Franca i ndihmon njerëzit. Keni parasysh që sot në Francë strehohen dhjetra, e mijëra qytetarë të Kosovës në Francë. Na nuk jemi duke e renovu Katedralen ‘Notre Dame’”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]etro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë