Loading…

Haradinaj flet për betejën e Koshares – a ishte i përfshirë FARK’u

  • 10/04/2018 | 19:13

Haradinaj flet për betejën e Koshares – a ishte i përfshirë FARK’u

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se FARK-u nuk ka vepruar në Betejën e Koshares.

“Ka dezinformata lidhur me Betejën e Koshares dhe pjesëmarrjen e FARK-ut në këtë betejë. Kjo betejë është zhvilluar nën një emblemë – atë të UÇK-së”, tha ai.

Haradinaj tha se “roli i FARK-ut ka qenë një tentativë për të arritur diçka”.

“Jo vetëm në Koshare, mirëpo në asnjë betejë tjetër FARK-u nuk ka vepruar”, është shprehur Haradinaj në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Askush nuk e mohon tentativën e FARK-ut, megjithatë nuk ky formacion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”.

Haradinaj vlerësoi se lidhur me këtë tani po flitet për shkak të interesave politike.

“Mendoj se tash po bëhet një zhurmë e madhe, zhurmë politike. Po e bëjnë këtë për politikë, ka persona që ju konvenon një gjë e tillë”, tha ai.

Zyrtari i LDK’së: Kosharja është e FARK’ut

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë