Loading…

Haradinaj flet pas punësimit të djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri

  • 19/03/2019 | 16:17

Haradinaj flet pas punësimit të djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar reth punësimit të djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri, duke thënë se nuk ka shumë informacione rreth kësaj çështje, transmeton Gazeta Metro.


Pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Qeverisë se a është në dijeni për këtë punësim, ai ka thënë se nuk ka shumë informacione.

Kryeministri ka shtuar nuk i di as kriteret të cilat janë përdorur për punësimin e tij në institucionin të cilin ai e udhëheqë.

“Punësimi i djalit të Shkurtes nuk mund tu ndihmojë shumë. Nuk di çfarë të them se si ka ardhë deri tek punësimi dhe si ka ardhur deri tek praktika e vlerësimit”, tha shkurt Haradinaj për këtë çështje.

Tutje, Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për tema tjera si komentimi i deklaratave të zyrtarëve serbë lidhur me gjendjen në veri të kosovës dhe taksën 100 përqind./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë