Loading…

Haradinaj: Evropa po humbë shumë para shkaku i Kosovës e Serbisë

  • 27/02/2018 | 11:02

Haradinaj: Evropa po humbë shumë para shkaku i Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Evropa po humb shumë para për shkak të Serbisë dhe Kosovës, duke i mbajtur këto dy shtete të papërcaktuara. Kjo sipas kreut të ekzekutivit kosovar është e dëmshme për çdo komb evropian sepse siç shprehet ai, nëse ata e mbajnë një rajon të dobët, ata e mbajnë vetën të dobët po ashtu.


Haradinaj, në një intervistë për AlJazeera, thekson se Kosova ka humbur dy dekada që nga lufta.

“…dhe kjo është në Evropë, të gjitha ato investime, ushtarake, politike, financiare, të gjitha ato angazhime. Është shumë e paarsyeshme ta mbash atë ende si një biznes të papërfunduar “.

Ai flet edhe për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Thotë se është shkuar shumë larg në pajtimin serbo-shqiptar.

“Ne kemi arritur shumë larg në pajtimin tonë, zëvendëskryeministri im është serb nga Kosova jugore, dy ministra janë nga veriu i Kosovës (i dominuar nga serbët). Unë jam duke punuar me çdo kryetar bashkie … dhe flas me të gjithë deputetët nga veriu”, shprehet ai.

Kryeministri thotë se është shqetësuese papunësia e të rinjve në Kosovë dhe se popullësia e re ka është verëtet e përgatitu të përballet me atë që ekonomua e tregut mund t’u ofrojë.

“Kjo na shqetëson, por është edhe potenciali ynë: popullsia e re ka një frymë sipërmarrëse dhe ata janë vërtet të përgatitur të përballen me atë që ekonomia e tregut mund t’u ofrojë atyre. Detyra jonë është të paraqesim një ofertë, një ofertë biznesi për çdo qytetar të vendit tonë, për çdo sipërmarrës në vendin tonë, por edhe për investitorët e huaj. Kjo fillon me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit “, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë