Loading…

Haradinaj e Veseli premtojnë rritje pagash për shëndetësinë (Foto)

  • 01/06/2017 | 10:32

Haradinaj e Veseli premtojnë rritje pagash për shëndetësinë (Foto)

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë (FSShK).


Me këtë memorandum parashihet që shëndetësia do të jetë prioritet, rritja e buxhetit dhe rritja e pagave dhe furnizimi me barna, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se kjo ditë është ditë e veçantë.

“Me një lidership të aftë për të vepruar dhe për të arritur vizion. Shëndetësia është sektor i veçantë dhe rritja e pagave dhe zotimi që e kemi për shërbime shëndetësore ka për qëllim që qytetarët të kenë jetë më të sigurt dhe shërbime më cilësore. Ne, koalicioni fitues për Fillimin e Ri dhe Sindikata zotohemi se do të kemi bashkëpunim dhe zotohemi se ky do të përmbushet”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, ky memorandum nuk do të jetë i vetmi.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se punëtorët mjekësorë e deri te teknikët janë heronjtë tonë shëndetësorë.

“Jemi tri palë, por jemi një”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla tha se fokusi i të gjithëve do të jetë pacienti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë