Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka quajtur si vendim të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj të padrejtë e ka quajtur edhe gjykimin e krerëve të UÇK’së, pasi konsideron se Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla, duke e ditur se UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse dhe të pastër.
Tutje, kandidati për president ka thënë se gjithë luftëtarët e UÇK’së do të dalin të pafajshëm nga akuzat e Gjykatës Speciale.
“Duke pasur parasysh se e vërteta e luftës sonë ka qenë një luftë mbrojtëse çlirimtare, që është një luftë e drejtë e pastër dhe që ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e saj janë njerëz të pafajshëm dhe kjo më se miri vërtetohet këtu në Rahovec, pra jemi në vendin e shumë masakrave që i dimë, dy Krushat, Seli, Pastasell, Rahoveci vet, gjithë kjo zonë është martire. Kemi parasysh edhe fatin e të zhdukurve, si rasti i profesorit të nderuar veprimtarit Ukshin Hoti. Vërtet është e padrejtë dhe iu uroj gjithë luftëtarëve, gjithë bashkëluftëtarëve festën e flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, por edhe festën e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj për Kosova Press.
Ndërsa, Haradinaj ka uruar bashkëluftëtarët e tij për festën flamurit, daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenë, si dhe pavarësinë e Shqipërisë.//gazetametro.net