Loading…

Haradinaj e pranon se të rinjtë e Kosovës po ikin jashtë për punë, fajëson BE’në

  • 04/11/2018 | 20:09

Haradinaj e pranon se të rinjtë e Kosovës po ikin jashtë për punë, fajëson BE’në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot në konferencën përmbyllëse të Asamblesë së Përgjithshme “Prizreni 2018”, se jeta e të rinjve të Kosovës aktualisht nuk është perfekte.

Kryeministri Haradinaj duke folur sot për zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, ka thënë se shumë të rinj po ikin nga Kosova dhe po e lënë vendin e tyre, njofton gazetametro.net.

Por, ai fajtor në këtë mes e fut edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se Kosova është i vetmi vend i izoluar dhe nuk po gëzon liberalizimin e vizave.

Këtë veprim nga BE, kryeministri Haradinaj e ka quajtur diskriminuese dhe veprim jo të mirë nga këta të fundit që po bëjnë ndaj Kosovës.

“Të rinjtë tanë po ikin jashtë për punë; edukimi jonë nuk është ende në rregull dhe për të gjetur punë nuk e kanë të lehtë. Pastaj jemi ndër të vetmit që nuk mund të udhëtojmë të lirë, të rinjtë tanë nuk mund të udhëtojnë pa viza dhe kjo është pak diskriminuese”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se Kosova është vend evropian dhe si i tillë duhet të njihet edhe nga vendet e rajonit, sidomos nga Serbia./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë