Loading…

Haradinaj e pranon, kjo parti e koalicionit mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

  • 12/03/2019 | 15:34

Haradinaj e pranon, kjo parti e koalicionit mund ta dërgojë vendin në zgjedhje

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sor se mundësitë janë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje nëse njëra parti e koalicionit qeverisës e dëshiron një gjë të tillë, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj kur ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Halitit se PDK-ja mund ta dërgoj vendin në zgjedhje, ka thënë se nuk përjashton mundësinë që edhe partia që udhëhqet të ndërmarrjë një veprim të tillë.

“Në mbajtjen e zgjedhjeve është e vërtetë që PDK lehtë mundet me çu vendin në zgjedhje sepse njëra parti e koalicionit mundet me çu vendin në zgjedhje”, tha ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti kishte thënë se nëse PDK vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, PDK brenda dy ditësh mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë”, ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Gjithashtu Haliti kërkesat e opozitës për zgjedhje I ka quajtur legjitime./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë