Loading…

Haradinaj e Muhaxheri do të përballen në Gjykatë

  • 06/02/2018 | 16:41

Haradinaj e Muhaxheri do të përballen në Gjykatë

Ramush Haradinaj përmes avokatit të tij, Arianit Kocit, e kishte paditur në Gjykatën Themelore të PejëS Kryetarin e Komunës së Pejë, Gazmend Muhaxherin, për “shpifje dhe të pavërteta” në prill të vitit 2015.

KALLXO.com merr vesh se më 11 prill të këtij vitit në Gjykatën Themelore të Pejës do të fillojë gjykimi mes Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Pas dy vite e gjysmë kur ishte deponuar padia ndaj Muhaxherit nga Haradinaj, Gjykata Themelore e Pejës, ka caktuar datën 11 prill të këtij viti, për fillimin e këtij gjykimi.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas disa deklaratave të dhëna në mediat ndërkombëtare, ku kishte akuzuar Haradinajn se  “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.

Përveç padisë, nga deklaratat e Gazmend Muhaxherit u mbajt edhe protestë në qendër të Pejës nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë