Loading…

Haradinaj e kopjoi Obamën në vrapim

  • 18/01/2018 | 12:01

Haradinaj e kopjoi Obamën në vrapim

Kryeministri i Kosovës u bë temë dje me një vrap të çuditshëm në sheshin e Prishtinës. Por, duket se kreu i Qeverisë ka kopjuar modelin me të mirë për paraqitje në publik.


Edhe Barack Obama dikur sa ishte president i shtetit më të fuqishëm shihej teksa ‘lëshonte hapin’ në vrap, shkruan gazetametro.net.

Barack Obama shihet në disa raste teksa me rojet e tij, e madje edhe me zëvendësin teksa vrapojnë.

Mirëpo, Obama vraponte në terrene ku dukej i zakonshëm vrapimi, si në piste të helikopterit apo në ambiente pa njerëz, ndërkaq Haradinaj ishte kritikuar për sjelljen e papritur në një turmë njerëzish në shesh.

Sido që të jetë, Haradinaj u arsyetua për këtë veprim duke thënë se ishte një takim me rëndësi që duhet të merrte pjesë dhe ishte vonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë