Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për dorëheqjen e ministrit Abelard Tahiri, dhe e ka konfirmuar se ka disponim në PDK që të ndryshohen tre ministra.
Haradinaj, e ka bërë të ditur se e ka pranuar dorëheqjen e ministrit Tahiri, dhe se ka pasur një takim me të. Kryeministri i cili ka lavdëruar punën e ministrit Tahiri, ka thënë t’i ketë kërkuar edhe pak kohë, derisa t’i bëjë edhe disa konsulta politike.
Për këtë ka bërë të ditur të ketë folur edhe me kryetarin Kadri Veseli, tha t’i ketë kërkuar që të mos bëjë ndonjë veprim sa i përket kësaj dorëheqje, dersia ai të kthehet nga Londra ku është duke qëndruar për vizitë zyrtare, përcjell gazetametro.net.
Haradinaj, ka konfirmaur lajmet e sotme të mediave, se PDK pritet t’i ndryshojë tre ministra, edhe pse nuk ka folur për emra konkret përveç ministrit Tahiri, dhe kur është pyetur nëse bëhet fjalë edhe për ministrin Bedri Hamza, ka thënë të mos ketë dijeni. /gazetametro.net