Loading…

Haradinaj e ka seriozisht me Çitakun: Fshehu qëndrimet e Kosovës në Amerikë

  • 04/03/2019 | 12:49

Haradinaj e ka seriozisht me Çitakun: Fshehu qëndrimet e Kosovës në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar edhe një herë deklarata kundër ambasadorës në SHBA, Vlora Çitaku, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kryeministrit, ambasadorja Çitaku e ka paraqitur mirë vendin në SHBA, por dyshon se ajo e ka treguar qëndrimin e të gjithë liderëve për tema të caktuara në vend.

“Ambasadorja e ka paraqitë shumë mirë interesin e vendit, ka dyshime të vazhdueshme për mosparaqitje reale të temave në vend dhe për mosparaqitjen e qëndrimit të lidershipit të Kosovës për tema të caktuara në vend.”, ka thënë Haradinaj, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, vetëm dy ditë më parë kryeministri ka lëshuar edhe një deklaratë tjetër kundër Çitakut, duke thënë se ajo është vetëm ambasadorja e Thaçit në SHBA, e jo e gjithë Kosovës.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, kishte thënë Haradinaj.

Deklaratat e kryeministrit kanë ngjallur reagime të shumëta në opinionin publik./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë