Loading…

Haradinaj: Dua të marrë përgjegjësi, ta udhëheq vendin

  • 16/05/2017 | 23:53

Haradinaj: Dua të marrë përgjegjësi, ta udhëheq vendin

Ramush Haradinaj duke folur në “Opinion” tha se ka ambicie për kryeministër i Kosovës.


“Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin”, tha ai.

Lideri i AAK akuzoi qeverinë “Mustafa” se ka punuar në dëm të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri u rrëzua. Sipas tij, demarkacioni dhe Asociacioni janë gabimet kryesore të Mustafës.

Ndërsa Fevziu i kujton se qeveria e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK me vota. “S’jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje”, u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione. Deri tani jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapur edhe për partitë e tjera, shtoi ai.

Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “është e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha urbane të Kosovës…”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë