Loading…

Haradinaj do të kërkoj kompensim nga Gjykata e Colmarit

  • 01/05/2017 | 20:45

Haradinaj do të kërkoj kompensim nga Gjykata e Colmarit

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të kërkoj kompensim nga Gjykata e Colmarit në Francë, thotë anëtari i AAK’së njëherësh edhe profesor i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka.


Profesori Smaka ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka të drejtë të kërkojë kompensim material dhe moral, gjë që do ta realizojë.

“Unë pres qe Haradinaj të kërkoj dëmshpërblim. Nuk është se kam biseduar më të për këtë çështje. Por, unë pres qe ai të kërkoj kompensim dhe jam i sigurt se do të fitonte, sepse i është bërë dëm i madh më këtë ndalim”, ka thënë Smaka.

I pyetur se sa mund të jetë vlera e kompensimit, Smaka ka thënë se vlerësimi i dëmit material vështire se mund të vlerësohet.

“Haradinajt i është shkaktuar dëm i madh moral, sepse është fjala për një person publik, i cili u ndalua me akuza për krime dhe akuzat ishin të rënda. Sikur me akuzu dikend për punë të pahijshme dhe të pandershme”, ka shtuar Smaka.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë