Loading…

Haradinaj do ta padisë Listën Serbe që e quajti kriminel

  • 25/02/2017 | 13:50

Haradinaj do ta padisë Listën Serbe që e quajti kriminel

Ramush Haradinaj ka vendosur që të ushtrojë padi ndaj Listës Serbe, parti parlamentare e pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovës, që e cilësoi kreun e AKK-së si “kriminel lufte”.


Avokati Koci, përmes një statutsi në Facebook, ka treguar për padinë që do ta bëjë.

“Z.Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska” ka thënë Koci.

Ai më tej ka thënë se Republika e Kosovës, duhet të ë funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve, ndërsa shpifësit të dërgohen në Gjykatë.

z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë. Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Koci.

Haradianj ka ushtruar padi edhe ndaj subjekteve dhe personave tjerë që kanë akuzuar se është i përfshirë në veprime të ndryshme kriminale./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë