Loading…

Haradinaj: Diaspora, vlera e kombit

  • 06/06/2017 | 10:45

Haradinaj: Diaspora, vlera e kombit

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është adresuar qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.


Haradinaj ka shkruar për përpjekjet dhe rolin e diasporës për vite me radhë në Kosovë, duke thënë se diaspora shqiptare është vlera e Kombit, shkruan gazetametro.net.

‘Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit’, ka shkruar Haradinaj.

Ai këtë e ka thënë duke përmendur kontributin e diasporës nëpër kohë.

‘Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë. Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun’, ka thënë ai.

Haradinaj iu zotua mërgimtarëve se do ta bëjë Kosovën evropiane, duke shtuar ‘do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë