Loading…

Haradinaj dëshmon për rastin ‘Veteranët’: Tregon nëse i kishte kërkuar 100 mijë uniforma vetëm për Zonën e Dukagjinit

  • 04/03/2020 | 12:10

Haradinaj dëshmon për rastin ‘Veteranët’: Tregon nëse i kishte kërkuar 100 mijë uniforma vetëm për Zonën e Dukagjinit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka dëshmuar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë kësaj seance, Haradinaj është pyetur nga avokati i të akuzuarit Shkumbin Demalijaj, Arianit Koci, në lidhje me një kërkesë të bërë në qershor të vitit 1998, për 100 mijë uniforma dhe një sasi të madhe të armatimit, duke e pyetur se një kërkesë e tillë a ka qenë për të gjithë Kosovën apo vetëm për zonën e Dukagjinit.

”Në qershor të ’98-ës, keni bërë kërkesë për 100 mijë uniforma dhe një sasi të madhe të armatimit. A ka qenë kërkesë për zonën e juaj apo për krejt Kosovën?”, thuhet në pyetjen e Kocit drejtuar Haradinajt.

Ndërsa ish-kreu i Qeverisë së kaluar, është përgjigjur:

”Për Zonën e Dukagjinit. Pjesëtarët e logjistikës konsiderohen veteranë, pjesëtarët e shtabeve janë veteranë”, duke thënë tutje se e ka kundërshtuar kategorizimin e ushtarëve të UÇK’së.

”Në realitet nuk ekziston kategorizimi. Me rastin e marrjes se armës në luftë për liri nuk mundesh me dallu më kolegun tjetër në secilën etap tjetër”.

Ndërsa i pyetur nga prokurori se ”Në cilën kategori hyn logjistika në ligjet në fuqi?”, ish-komandanti i  Zonës së Dukagjinit ka thënë se nuk i ka shikuar listat që i ka nënshkruar pasi i ka besuar zinxhirit komandues, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj në lidhje me këtë ftesë ka deklaruar edhe me anë të një postimi në Facebook, ku nuk ka dhënë detaje në lidhje me paraqitjen e tij.

“Sot me ftesë të Gjykatës u paraqita si dëshmitar në rastin e Veteranëve. U përgjigja pyetjeve të mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. Respekti dhe vlerësimi nga të gjithë ne për gjyqësorin, e forcon sistemin tonë të drejtësisē”, ka shkruar ai në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë