Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në arres nga shteti francez, ka reaguar lidhur me deklarimet e prokurorëve dhe politikanëve serb lidhur me rastin ne tij si dhe me përcaktimin e Thaçit e Mustafës në krye të bisedimeve me Serbië.
Të parëve ai u kujton se Beogradi nuk është qytet i tij, kurse pozitën e Thaçit dhe Mustafës në dialog e ka quajtur pozicion të kukullave, transmeton gazetametro.net.
“Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.
“Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tend”, është shprehur tutje ai, transmeton gazetmaetro.net.
Mirëpo, akuzat ndaj krerëve institucionalë ai nuk i ka ndalur me kaq, Haradinaj shtoi se kjo do të thotë të mos e përfaqësosh popullin tënd.
“Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin”, tha ndër tjerash Haradinaj.
“Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi”, përfundoi ai. /gazetametro.net.