Loading…

Haradinaj barrikadohet në Gllogjan: Nga Kulla drejton akuza ndaj Thaçit

  • 02/03/2019 | 12:05

Haradinaj barrikadohet në Gllogjan: Nga Kulla drejton akuza ndaj Thaçit

Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur që nga Gllogjani të drejtojë akuza ndaj presidentit Thaçi, siç thotë ai për ‘mashtrim të popullit’, transmeton Gazeta Metro.


Në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të flasë për tema nacionale.

Ai i ka dërguar mesazhe direkte presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk mund ta mashtrojë popullin për prekjen e kufijve, me emërime si “korrigjim, demarkim”.

“Po juu garantojë se kufijtë e 17 shkurtit ju sigurojë s’mund kërkush me i prekë”, ka thënë Haradinaj.

“Ia kem pa hajrin demarkimit me Malin e Zi Nuk mundet kërkush me na lujtë lojën as në emërime të korrigjimit, as në emër të demarkimit, as shkëmbimit të territoreve e as të ndarjes”, ka thënë Haradinaj, transmeton express.

Tutje, ai i ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë sepse demarkimi i kufirit me Serbinë mund të bëhet mes dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën.

“I bëjë thirrje presidentit Thaci që të mos mendon se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia. Nuk ka kontekst”, ka shtuar ai.

Ai ka përsëritur se nuk mund të bëhet në Kosovë “një republikë të Dodkikut”.

“Kanë hi thellë me lojën e kufirit. Iu kam thënë keni, hy por nuk keni mujtë me dalë. Në fillim kanë mëndur se janë fjalë, por nuk është një njëri që e ndalë, është një e drejtë e popullit”, është shprehur Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë