Loading…

Haradinaj: Asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për Klinën (Foto)

  • 03/06/2017 | 20:40

Haradinaj: Asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për Klinën (Foto)

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një tubim në Klinë, në kuadër të fushatës parazgjedhore, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një publikimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Klina është një prej komunave që e meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit.

“Ndjehem keq që asnjë qeveri, deri më sot, nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën. Nuk mund të rrijmë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë.

Kosova do të ecë vetëm përpara! Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim”, shkroi Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë