Loading…

Haradinaj-Ahmetit: Hiqe bërllokun, qytetarët të mos votojnë të papërgjegjshmit

  • 10/11/2018 | 10:58

Haradinaj-Ahmetit: Hiqe bërllokun, qytetarët të mos votojnë të papërgjegjshmit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me aktivistët e “Let’s Do It Kosova” janë duke e pastruar parkun e Gërmisë.


Haradinaj nga ky aksion ka ftuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që të kujdeset më shumë për parkun Gërmia, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i votojnë ata kryetar të komunave që nuk kujdesen për hapësira të përbashkëta.

“Këto janë hapësira publike, i bëjë thirrje kryetarit Ahmeti që të kujdeset sa më shumë për këtë hapësirë t’i hekë këto mbetje inerte dhe të kthehet në një park”, ka thënë Haradinaj.

“I kisha lut qytetarët që mos të votojnë ata kryetar që nuk kujdesej për hapësirë të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.

Aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën’ do zgjasë deri më 15 dhjetor./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë