Shumë lokale të Prishtinës gjatë periudhës së dimrit përgatitin një hapsirë të veçantë të mbyllur për klientët e tyre duhanpirës.
Në qytetet e tjera të Kosovës, ky ligj pothuajse nuk respektohet nga ata, pasi që duhani konsumohet edhe nëpër hapsira të brendshme, të cilat nuk posedojnë ambient të veçant për pirjen e duhanit.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për gazetën METRO,ka thënë se para se të hynte ligji në fuqi, në Kosovë ka qenë pothuajse e pamundur që të gjendet ndonjë medis pune apo i gastronomisë, si kafe bare, restorane dhe hotele ku nuk është konsomuar duhani.
Siç e dijmë, Ligji për duhanin në Kosovë ka hyrë në fuqi që nga data 22 maj e vitit 2013, dhe nuk po zbatohet sa duhet nga qytetarët.
Ky ligj nuk po zbatohet nga qytetarët e Kosovës.
“Nëse bëhet një bilanc se ku ishte Kosova para 22 majit të vitit 2013 kur hyri në fuqi ky ligj sa i përket duhanpirjes dhe kontrollit të duhanit rezultatet pozitive janë evidente, ndonëse jo sa është synuar, përkundër që ligji shkelet në nivele të ndryshme”ka thënë Hoti.
Gjithashtu ai tha se zbatimi i ligjit apo duhanprija nuk matet vetëm përmes raportit, por duhet shikuar efektet e ligjit në mjedsit e mbyllura të punës, mjetet e transportit publik, shkolla, institucione shëndetësore, e mbi të gjitha efekti i ligjit në familjet tona dhe në zvogëlimin e duhanpirjes pasive.