Loading…

Hapet shkolla shqipe në Texas të Amerikës |FOTO

  • 28/08/2018 | 13:44

Hapet shkolla shqipe në Texas të Amerikës |FOTO

Në Dallas Teksas të SHBA-ve do të hapet shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe.


Komuniteti shqiptar në këtë vend ka bërë të ditur se ceremonia e hapjes do të mbahet më 9 shtator të këtij viti.

Klasët e saj janë bërë gati me motive kombëtare, ndërsa nxënësit që do të regjistrohen duhet të jenë pesë vjeç.

Regjistrimi i nxënësve online veçse ka filluar, ndërsa me 2 shtator do të bëhet edhe regjistrimi në lokalet e Komunitetit në Carrollton Teksas.

Ditë me parë në Prishtinë, Ministri i Diasporës Dardan Gashi u zotua për mbështetje të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Texas, posaçërisht ndaj Shkollës Shqipe.

Gashi, gjatë takimit që pati më anëtarin e bordit të komunitetit, Hysen Zeqaj, me kënaqësi pranoi kërkesën për përmbushjen e nevojave të shkollës me materiale shkollore, kulturore, shkencore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë