Loading…

Hapet Panairi i Punës, ofrohen më shumë se 2500 vende të lira pune

  • 19/05/2017 | 08:09

Hapet Panairi i Punës, ofrohen më shumë se 2500 vende të lira pune

Sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë organizohet ceremonia e hapjes së “Panairit të Punës” me moto “Ejani, takoni punëdhënësin tuaj potencial”.


Panairi është bashkë organizuar nga GIZ përmes projekteve DIMAK, YES dhe COSiRA ne partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oden Ekonomike Gjermano – Kosovare KDWV.

Në panair marrin pjese 103 kompani nga Kosova dhe Gjermania, duke ofruar më shumë se 2500 vende të lira pune.

Në panair do të jetë i pranishëm edhe Agjencioni i Punësimit i Gjermanisë.

Panairi po ashtu është një mundësi e mirë të takoni punëdhënësin e juaj të ardhshëm, të konsultoheni me këshilltarët e punësimit dhe të siguroni kontrata atraktive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]tro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë