Në fshatin Polac të Skenderajt sot është vënë gurthemeli i një fabrike për përpunimin e mishit, investim gjermano-holandez.
Kryeparlamentari Kadri Veseli që ka marr pjesë në vënien e këtij gurthemeli, ka thënë se, zhvillimi ekonomik është prioritet yni shtetëror, dhe kjo ngjarje e sotme është një prej lajmeve që i duhen Kosovës.
“Investimi i kompanisë gjermano-holandeze, “Ëeng Fat Poultry”, në Polac të Skënderajt, ku sot vumë gurthemelin e fabrikës së përpunimit të mishit, është prej atyre lajmeve të mira që i duhen Kosovës. Investitorët ndërkombëtarë sot erdhën në Drenicë, ndërsa ne i ftojmë që të vijnë edhe në tërë vendin, sepse do të kenë përkrahje të fuqishme”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net