Për nder të festës së flamurit me 28 nëntor, në qytetin e Mitrovicës do të mbahet ekpozita tashmë tradicionale e artit figurativ, në këto kategori: vizatim, pikturë, skulpturë dhe grafikë.
Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë artistët nga viset shqiptare, me më së shumti tri punime. Punimet do të dorëzohen në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, deri më datën 18 nëntor 2016, të bashkangjitura me një autobiografi nga autorët.
Pas verifkifimit të një jurie profesionale punimet e përgjedhura do të paraqiten në ekspozitën e cila do të hapet me 28 nëntor, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Kjo ekspozitë ka karakter garues, dhe më të mirët do të shpërblehen. Çmimi i parë do të jetë në vlerë 1 mijë euro, çmimi i dytë 500 euro ndërsa çmimi i tretë 300 euro.
I gjithë projekti realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativë në Mitrovicë, shkruan KultPlus.