Loading…

Hapet ekspozita “Ushqimi dhe korrupsioni”

  • 26/02/2017 | 08:22

Hapet ekspozita “Ushqimi dhe korrupsioni”

Në ekspozitën “Ushqimi dhe korrupsioni”, do të prezantohet ekspozita me 5-6 lloje të ushqimeve të përgatitura gjatë punëtorisë dy ditore “Data Cuisine”, të organizuar nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së. Veçoria e këtyre ushqimeve është se të gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.


“Gjatë dy ditëve, 15 pjesëmarrës do të analizojnë shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend, dhe si rezultat, këto shënime do t’i transformojnë në receta sipas të cilave do të përgatitet ushqimi. Pra, në njëfarë mënyre, i bie që ju, jo vetëm që do t’i shihni këto statistika, por edhe do t’i shijoni ato”, shprehet zyrtari i projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së, rreth këtij aktiviteti.

Punëtoria udhëhiqet nga dr. Susanne Jaschko, kuratore e artit bashkëkohor dhe Moritz Stefaner, artist vizuel dhe analist i të dhënave – pjesë e “Data Cuisine”. Punëtori nga “Data Cuisine” janë organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuëarden, dhe Gembloux. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]zetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë