Festivali ndërkombëtar më i madh i filmit në Gjermani nga sot deri 9 me 19 shkurt do të jetë i hapur.
400 filma do të konkurojnë në këtë festival i 67-ti me radhë, për çmimin “Ariu i Artë”. Festivali do të hapet me debutimin e regjisorit francez Etienne Comar, dhe priten të shfaqen shumë filma të regjisorëve të ndryshëm, të huaj e vendorë (gjerman)
Vitin e kaluar këtë trofe e ka fituar regjisori italian Gianfranco Rosi me filmin “Zjarr në Det” (Fuoco a mare) që trajtonte krizën e refugjatëve që ka prekur ishullin italian Lampeduza. Kjo fitore përfaqëson të parën në llojin e vet, kur një dokumentar del mbi të gjithë filmat në një festival.
Pas më shumë se 60 vitesh, një gjë e tillë ndodhi në festivalin e filmit “Berlinale”.Ky dokumentar është pjesë e një numri të madh filmash të shfaqur në këtë festival që kishin si temë çështjen e emigrantëve në të gjithë botën. /gazetametro.net