Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator në La Liga.
Tekniku gjerman u shpërblye për paraqitjet e Barcelonës gjatë këtij muaji, ku skuadra katalanase zhvilloi katër ndeshje në kampionat dhe nuk pësoi asnjë humbje.
Barcelona pati paraqitje të mira edhe në aspektin ofensiv. Në këto katër takime, skuadra e Flick shënoi 19 gola, ndërsa pranoi vetëm pesë.
Forma e mirë dhe rezultatet pozitive të Barcelonës bënë që Flick të marrë çmimin individual për trajnerin më të mirë të muajit shtator në elitën e futbollit spanjoll.
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Hansi Flick has been named La Liga Coach of the Month for September.
Barcelona went 4 games unbeaten in September, scoring 19 goals and conceding just 5. https://t.co/XozkCO4WEQ
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 29, 2026