Loading…

Hani i Elezit në rivotim, PDK do të ankohet në Supreme

  • 21/10/2021 | 18:49

Hani i Elezit në rivotim, PDK do të ankohet në Supreme

Partia Demokratike e Kosovës do të ankohet në Gjykatën Supreme, lidhur me vendimin e PZAP-së që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.


Në partinë e Memli Krasniqit shprehen të habitur me këtë vendim, derisa thonë se vullneti i qytetarëve të Hanit të Elezit po anashkalohet, pasi kanë votuar për ndryshim.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se vendimi i PZAP-së ka qenë i pa argumentuar dhe pa asnjë fakt.

“Jemi të habitur me këtë qasje dhe vlerësim komplet të paargumentuar. Ne mendojmë se nuk ka pasur fakte as edhe indicie për të ardhur te një mendim i tillë në komunën e Hanit të Elezit. Aty zgjedhjet kanë qenë shumë të mira, korrekte dhe duke respektuar të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe tona. Asnjë ankesë tjetër nuk kemi dëgjuar dhe nuk na është thënë, jo vetëm neve se ka pasur parregullsi, as nga vëzhguesit ndërkombëtarë, OJQ-të dhe mediat. Jemi të çuditur me vendimin e PZAP-it, pasi që ai e anashkalon vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit… Për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit ne do të ankohemi në Gjykatën Supreme”, tha Abdullahu./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë