Loading…

Hani i Elezit në Balotazh: Ballazhi i PDK’së ka disa fjalë për Sumën

  • 21/10/2021 | 18:35

Hani i Elezit në Balotazh: Ballazhi i PDK’së ka disa fjalë për Sumën

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit, pasi në këtë komunë dyshohet se ka pasur shitblerje të votave.


Pas vendimit të PZAP-it, ka reaguar kandidati për kryetar të Hanit të Elezit, nga PDK, Mehmet Ballazhi, i cili bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kishte fituar këtë komunë.

Ballazhi në një deklaratë për Telegrafin, tha se është vendim i çuditshëm i PZAP-it.

“Realisht vendim i çuditshme, është prapë vendim i PZAP-it, do të ndjekim rrugët ligjore jon mashtrime të Rufki Sumes”, deklaroi ai.

Kurse i pyetur nëse në rivotim mendon se to arrijë rezultatin e njëjtë, Ballazhi tha se Suma do të turpërohet nga humbja.

“Kam bindje se do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj”, tha ai.

Ndërkaq, më herët kandidati Rufki Suma, në një prononcim për Telegrafin pa përshëndetu vendimin që të anulohen zgjedhjet në Han të Elezit.

“Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka qenë i drejtë pasi që kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi ditën e zgjedhjeve ka qëndruar në secilën qendër votimi që është në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Suma.

Ndryshe, PZAP  ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Arsyetimi i PZAP-së:

“Me datë 18.10.2021, PZAP-i ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur, Rufki Suma i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunën e Hanit të Elezit, simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetar e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që most ë futet nëpër shtëpi, poashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerjen e votive. Parashtruesi i ankësës thekson se kanë lajmëruar policinë port ë njejtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve. Po ashtu edhe vizitat e simpatizantëve në vendvotime siç është Paldencë dhe Gorancë”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë