Loading…

Hana i Trepçës’89, paralajmëron ekipet e Superligës: Jo vetëm Dritës, por do t’i bëjmë problem të gjithave

  • 12/08/2022 | 15:16

Hana i Trepçës’89, paralajmëron ekipet e Superligës: Jo vetëm Dritës, por do t’i bëjmë problem të gjithave

Trepça’89 është rikthyer në Superligën e Kosovës pas vetëm një sezoni që kaloi në Ligën e Parë. Optimizmi te skuadra mitrovicasve është i madh para fillimit të këtij sezoni. Për Gazeta Metro ka folur qendërmbrojtësi i tyre, Guri Hana, i cili ‘paralajmëroi’ jo vetëm Dritën por edhe të gjitha ekipet e Superligës se do të jenë ‘arrë e fortë’ këtë edicion.


Me fillim nga ora 17:00 nesër në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë do të takohen Trepça’89 dhe Drita në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës.

Para këtij takimi në një prononcim për Gazeta Metro mbrojtësi, Guri Hana deklaroi se do të jetë një përballje e vështirë me nënkampionët e Kosovës, por beson në cilësitë e bashkëlojtarëve të tij.

”E presim një lojë jo edhe të lehtë, por kemi lojtarë të ri me cilësi dhe gjithashtu kemi edhe ekip të mirë. Besoj që do t’iu bëjmë problem jo vetëm Dritës por edhe ekipeve tjera,” tha ai.

Më tutje, Hana la të kuptohet se nuk do të ndaheshin të kënaqur edhe me një barazim nesër ndaj ‘Intelektualëve’ dhe synimi i tyre janë vetëm tre pikët.

”Mendoj që edhe pse jemi ekip e re në Superligë nuk kemi shumë dallime prej ekipeve tjera, dhe si nesër edhe në vazhdim do të luftojmë vetëm për fitore,” tha ai.

20-vjeçari u largua nga Ramiz Sadiku gjatë kësaj vere dhe së fundmi u zyrtarizua si lojtar i ri i skuadrës së udhëhequr nga Shpëtim Idrizi. Ai mendon se mitrovicasit përkundër interesimit nga klubet tjera ishin zgjedhja e duhur për të vazhduar karrierën.

”Ka pasur interesim edhe prej klubeve tjera por duke e ditur që Trepça’89 është një klub me ambicie dhe një klub që iu jep hapësirë lojtarëve të rijnë mendoj që ishte klubi i duhur për zhvillimin tim,” përfundoi ai për Gazeta Metro.

Kujtojmë se para kësaj ndeshje në konferencë për media ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu. Ai ka vlerësuar kundërshtarin e tij të nesërm për rikthimin e shpejtë në Superligën e Kosovës. /gazetametro.net

Ardian Nuhiu e vlerëson Trepçën’89: Jo rastësisht u rikthyen shumë shpejtë në Superligë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë