Loading…

Han sot mbërrin në Shkup, vizitë vendimtare për Qeverinë e re

  • 08/02/2017 | 08:51

Han sot mbërrin në Shkup, vizitë vendimtare për Qeverinë e re

Komisari për zgjerim, Johanes Han psot mbërrin në Shkup për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm dhe të energjetikës të gjashtë vendeve ballkanike për avancimin e tregut të energjisë elektrike në Ballkan.

Sipas agjendës jozyrtare, Han pritet të mbërrijë gjatë pasdites, me ç’rast nesër në mëngjes do të bëj hapjen e konferencës, informon INA, transmeton gazetametro.net.

Gjatë orëve të pasdites janë paraparë takimet me liderët e partive politike, për të biseduar lidhur me formimin e qeverisë së re.

BE ka sugjeruar se duhet të formohet koalicion me mbështetje sa më të gjerë. Sipas ambasadorit të BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, kjo do të nënkuptonte një mbështetje të gjerë edhe për angazhimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë