Loading…

Hamza refuzon ‘pazarin’ e Kurtit: Postet nuk këmbehen si mall me mall

  • 20/04/2026 | 22:01

Hamza refuzon ‘pazarin’ e Kurtit: Postet nuk këmbehen si mall me mall

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” sa i përket tentativave të Kryeministrit Albin Kurti për të arritur një marrëveshje për postin e Presidentit, përcjell Gazeta Metro.


Hamza e ironizoi ofertën e Kurtit, i cili duket se ka propozuar një “shkëmbim” karrigesh, postin e Kryetarit të Kuvendit për PDK-në në këmbim të votës për Presidentin.

Për Hamzën, kjo qasje nuk i ngjan politikëbërjes serioze, por më shumë një tregtie të thjeshtë që injoron faktin se institucionet tashmë janë të formuara dhe kanë drejtuesit e tyre. Ai bëri të qartë se PDK-ja nuk është ulur në tavolinë për të shtuar numrin e posteve, por për të gjetur një zgjidhje që i shërben vendit.

“Nuk është serioze. Vendi nuk është duke shkuar në zgjedhje për kryetar Kuvendi. Kuvendi ka kryetaren, Kuvendi është i konstituuar. Nuk jemi shku me pas pazare politike dhe këmbim të pozitave. Nuk është në atë formën e këmbimit mall me mall, merre këtë, po ta jepi këtë. Ose ama postin e nënkryetarit po ta jepi postin e kryetarit. Nuk është serioze, e as kushtetuese”, ka thënë Hamza.

Përtej kritikave, Hamza theksoi se partia e tij ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka synuar gjithmonë uljen e tensioneve në skenën politike, duke u distancuar nga gjuha e urrejtjes që ka dominuar vitet e fundit.

“Ne e kemi depolarizu skenën politike. Ne kemi garu me program, por jo me fyerje, me sharje, me linçime e me ofendime”, deklaroi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë