Loading…

‘Hamza një njeri i unitetit’, Syla: LVV ka demoralizuar votuesin e tyre, LDK me Vjosën arrijnë afër 20%

  • 05/06/2026 | 23:49

‘Hamza një njeri i unitetit’, Syla: LVV ka demoralizuar votuesin e tyre, LDK me Vjosën arrijnë afër 20%

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla, konsideron se do të ketë dalje më të ulët me 7 qershor por impaktin kryesor e pjesëmarrjes më të ulët do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Syla në Pressing të T7 të premten e theksoi se dalja më e ulët do të dëmtojë elektroalisht LVV’në pasi ka shumë pakënaqësi me qeverisjen e tyre përgjatë viteve. LDK’ja do të ngritet në mbështetjen elektorale për një masë të caktuar beson ai.

‘‘Pjesëmarrja e ulët do ta dëmtojë partinë e madhe më së pari. Bedri Hamza është person i cili zgjedh për unitet. Krejt pajtohen që Hamza me kanë kandidati. PDK natyrisht e shoh si të dytën. LDK mendoj që do të ketë rritje, Vjosa Osmani së paku nja 5% i kthen. Por që tham edhe ma herët e demoralizon qat votuesin e fotografisë Albini me Vjosën. Unë e shoh LDK që do të jetë afër 20%, por asesi nën 17%’’, tha ai mes tjerash.

Ai e nënvizoi se VV ka shumë skandale përgjatë qeverisjes dhe mungesa e dëshmuar e kompetencës nuk do të mund të injorohet nga një pjesë e demoralizuar e elektoratit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë