Loading…

Hamza nga Hani i Elezit: Koha për ndryshim në gjithë Kosovën

  • 03/06/2026 | 20:32

Hamza nga Hani i Elezit: Koha për ndryshim në gjithë Kosovën

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Hanit të Elezit, qytet që e ka quajtur si portë jugore të shtetit.


Hamza ka thënë se nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën.

Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

“Kur hyni në Kosovë nga jugu, porta e parë e hapur për ju është Hani i Elezit. Një qytet që na lidh me Ballkanin dhe Evropën, simbol i një Kosove mikpritëse. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit për mbështetjen, Hani i Elezit! #PDK125 “, ka shkruar Hamza.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë