Loading…

Hamza: Kosova po mbahet peng nga kalkulimet e pushtetit

  • 20/04/2026 | 19:50

Hamza: Kosova po mbahet peng nga kalkulimet e pushtetit

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, doli me një qëndrim të prerë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, duke drejtuar ‘gishtin’ nga mazhoranca për gjendjen e rëndë në vend, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, Kosova është futur në një cikël krizash që nuk po mbarojnë, e për këtë fajtorin kryesor e sheh te shumica parlamentare dhe mënyra se si po e menaxhojnë situatën.

Hamza theksoi se PDK nuk do të bëhet pjesë e skenarëve që dëmtojnë funksionimin e shtetit, duke kërkuar që të ndalet praktika e vendosjes së interesave të ngushta mbi ato të qytetarëve. Ai u shpreh se situatat e momentit po i kushtojnë shumë vendit në këtë periudhë të ndjeshme.

“Partia Demokratike e Kosovës thekson se vendi nuk duhet të mbahet peng nga kalkulimet politike dhe interesat e ngushta partiake”, deklaroi Hamza./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë