Loading…

Hamza: Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të jetë 2 miliardë e 370 milionë euro

  • 15/11/2018 | 22:04

Hamza: Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të jetë 2 miliardë e 370 milionë euro

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2 miliardë e 370 milionë euro, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza.

Hamza duke folur për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm, ka treguar se ky buxhet do të ketë rritje në krahasim me viti ne kaluar, njofton gazetametro.net.

Po ashtu vërejtjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj Kosovës i ka quajtur si të drejt ministri Hamza, duke thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes në marrjen e vendime për shpenzime në luks dhe se nuk është mirë që parat e shtetit të shkojnë në skema sociale.

“Nuk mund të shpenzohen miliona euro në paga, mëditje e gjera të tjera. Po ashtu nuk duhet të shkojnë miliona euro të buxhetit në skema sociale. Buxheti duhet të jetë me shumë për investime”, ka thënë Hamza në T7.

Po ashtu ai ka folur për raportet e tij me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se kanë respekt maksimal në aspektin personal mes vete./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë